Memeti: Paqartësi në propozim-ndryshimet në ligjin për polici

Avokati i Popullit ka dërguar mendim nga Ministria e Brendshme, të kërkuar nga kjo e fundit, në lidhje me propozim-ndryshimet në ligjin për polici. Megjithatë, Ixhet Memeti thotë se ende nuk ka një përgjigje nga Ministria e Brendshme. Memeti shpjegon se cilat janë kritikat e tij në propozimet për ligjin e ri të policisë, njofton TV SHENJA.

Memeti shton se në rast miratimi që “projektili i gomës” të bëj pjesë në mjetet për neutralizimin e personave të dhunshëm, atëherë ligji i ri nuk do të ndryshoj aspak nga ai në fuqi.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ishte i pakapshëm për prononcim, për të shpjeguar se cili është funksioni i “projektilit të gomës”. Ndryshimet e fundit në ligjin për polici u miratuan në mars të vitit të kaluar, ndërsa Ministria e Brendshme ishte arsyetuar se ndryshimet vijnë si pasojë e protestave të shumta nga të cilat më së shumti kanë pësuar pronat shtetërore dhe private. Edhe kryeministri në ikje, Nikolla Gruevski propozim ndryshimet i kishte cilësuar si “në korniza të standardeve Evropiane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button