Juventusi vetëm katër pikë larg vendit të parë

Zonja e Vjetër ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, pasi e mposhti si mysafirë Lazion me rezultat 2:0 në Stadio Olimpico, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 15 të Serisë A.

Paolo Dybala ishte në super formë këtë mbrëmje. Pasi bëri që mbrojtësit vendas të shënojnë autogol, Santiago Gentiletti në minutën e shtatë, derisa në minutën e 32’të u përkujdesë vetë për ta shënuar një gol shumë të bukur që ishte goli i shtatë për Dybalan këtë edicion me fanellën e Juventusit.

Kjo fitore e pozicionon Juventusin në vendin e pestë në tabelë me 27 pikë, katër më pak se Napoli dhe 3 më pak se Interi. Napoli këtë javë është mysafirë i Bolognas, derisa Interi pret në San Siro Genoan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button