Teksti që harron se kush është në pushtet, e kush në opozitë

[Recension: Zaevi njësoj sikur Shekerinska do ta fusë Maqedoninë në Evropë]

Nën velin e informatës, lexuesve u ofrohet një koment që i sulmon njerëzit e parë të LSDM-së, Zoran Zaevin dhe Radmilla Shekerinskën. Në këtë artikull qartë vërehet qëllimi që të nxihen kryetari dhe zëvendëskryetarja e partisë më të madhe opozitare.

sekerinska zaev euLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi njësoj sikur Shekerinska do ta fusë Maqedoninë në Evropë

Data dhe koha e publikimit: 30.11. 2015, 16:36

Data e recensionit: 01.12.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

“TENXHERE” TË PËRZIERA

Teksti pa sukses bën krahasim ndërmjet liderit aktual të LSDM-së dhe ish-kryetares së partisë.

“Fjalët e këtilla të Zaevit i përkujtojnë premtimet e zëvendëses së tij, Radmilla Shekerinska. Para disa vitesh Shekerinska premtonte hyrje në NATO dhe BE  për vetëm gjashtë muaj, mirëpo asnjëherë nuk tregoi se si planifikon ta bëjë këtë, ashtu siç është e paqartë se si Zaevi do ta bëjë Maqedoninë evropiane dhe do ta fusë atë në Evropë.”

Në të dyja rastet bëhet fjalë për premtime me qëllim të fushatës parazgjedhore. Mirëpo, artikulli, rastësisht ose qëllimisht, e anashkalon faktin se Shekerinska këtë deklaratë e ka dhënë në tubimin partiak për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë mbajtur më 1 qershor 2008. Atëherë koalicioni Dielli, i udhëhequr nga LSDM-ja, i humbi zgjedhjet, kishte 233.284 vota dhe siguroi mandate vetëm për 27 deputetë. Kundrejt tij, koalicioni Për Maqedoni më të mirë, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, fitoi 481.501 vota dhe fitoi 63 deputetë. Pas zgjedhjeve, Shekerinska dha dorëheqje nga funksioni i lideres, duke e marrë përgjegjësinë për rezultatet e dobëta zgjedhore.

Domethënë, në vitin 2008, LSDM-ja përjetoi humbje në zgjedhje dhe mbeti në opozitë. Prandaj, është e pakuptueshme se si mund të pritet që të realizohen premtimet zgjedhore kur partia nuk arriti të vijë në pushtet.

Nëse autori ka dashur që teksti të jetë përmbajtësor, ka mundur të përkujtohet se prej kur Maqedonia ka ngecur në rrugën e saj drejt BE-së. Për shembull, të tregojë kur vendi e ka marrë statusin e vendit kandidat, dhe çfarë raportesh marrim tani nga Brukseli.

Sa i përket akuzave se Zaevi jep premtime të rrejshme, megjithatë, duhet të priten rezultatet e zgjedhjeve, të shihet se a do të fitojë LSDM-ja dhe në qoftë se vjen në pushtet, të ndiqen premtimet e tyre, e pastaj të vlerësohet se a janë realizuar ato ose jo.

Sipas kësaj, ky tekst, përveç që është krejtësisht komentues, i ka përzier edhe tenxheret. E akuzon opozitën për diçka që duhet ta bëjë pushteti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button