Maqedonia, e prapambetur për Kosovën

Krerët e Ligës Ballkanike (BIBL) vunë shumë kushte për dy skuadrat kosovare, Sigal Prishtina e Peja në pjesëmarrjen e tyre të parë në Ligën Ballkanike. E shumica prej tyre kishin të bëjnë me palestrat ku do t’i zhvillonin sfidat këto dy klube. Madje, prishtinasit të preukopuar me gjendjen jo edhe aq të mirë të Pallatit të Sporteve e kishin menduar edhe si opsion palestrën e rinovuar ‘1 Tetori’.

Megjithatë, për skuadrat maqedonase, kushtet e BIBL nuk çojnë shumë ‘peshë’. Dy skuadrat kosovare luajtën të martën dhe të mërkurën në dy palestra, shumë larg standardeve të palestrave kosovare. Në sfidën ndaj Kozuvit, Peja luajti në një palestër të vogël, që më shumë ngjasonte me një sallë të shkollave fillore ose të mesme. Kreu i klubit ‘verdhezi’, Art Gashi ka theksuar se palestrat kosovare janë shumë më të mira se ato maqedonase, vetëm se duhet t’i kushtohet kujdes në mirëmbajtje, shkruan Arena.

“Palestra në Kozuv ishte e vogël, megjithatë ishte kompakte. Me bëri përshtypje sistemi i ngrohjes, i cili funksiononte shumë mirë. Atje ishte gjithçka pastër dhe askund nuk pati ndonjë defekt në interier, por sigurisht se ishte shumë më dobët se në ‘Karagaçi’ dhe palestrat tjera në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button