Komuna e Gostivarit: Rregullohet hapësira përreth Ndërmarrjes Publike

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, inspektuan në terren realizimin e punimeve ndërtimore për rregullimin e hapësirës përreth objektit të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, dhe Ndërmarrjes Publike për Parkingje dhe Gjelbërim.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi njoftoi se realizimi i projektit po bëhet me mjete financiare të kësaj ndërmarrje, dhe se projekti parasheh rregullimin e hapësirës së tokës që posedon me dokumentacion përkatës të pronësisë, shtigjet për këmbësor të ndërtesa administrative, para hapësirave afariste që posedon kjo ndërmarrje dhe me qasjen e rrugës që shpien deri te këto hapësira afariste.

“Do të bëhet rregullimi i hapësirave të parkimit të automjeteve që deri nuk e ka poseduar ndërmarrja jonë, do të ndërtohen shtigjet për ecje të këmbësorëve, sipërfaqja përpara ndërtesës administrative dhe lokaleve afariste që posedon ndërmarrja. Gjithashtu do të zgjidhet problemi me ndriçimin publik gjatë gjithë kësaj hapësire tokësore që rregullohet. Po ashtu, dhe sipërfaqet e gjelbra”, tha Xhaferi.

Sipërfaqja e terrenit që rregullohet është diku rreth 2.300 m2. Do të shtrohet me pllaka bekatoni, do të vendosen skajor rrugorë të mëdhenj, skajor rrugorë të vegjël dhe puse për grumbullimin dhe largimin e ujitë atmosferik.

Rregullimi i kësaj hapësire tokësore është paraparë në bazë të planit detal urbanistik.

Vlera e investimit të këtyre punëve arrin vlerën rreth 3.3 milion denarë, dhe këto mjete janë të siguruara nga vetë Ndërmarrja Publike “Komunalec”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button