Ahmeti sot takohet me Orav

Me fillim në ora 11:30 në selinë e partisë në Tetovë, Kryetari i BDI, z. Ali Ahmeti, do të pres në një takim pune Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Aivo Orav, i cili do t’ia dorëzoj Kryetarit Ahmeti Raportin e Komisionit për Zgjërim të BE rreth Përparimit të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit do të flasin edhe rreth situatës aktuale politike në vend, por edhe për sfidat në përiudhën në mes të raportit dhe samitit të dhjetorit të BE.

Gjithashtu me fillim në ora 13:30, Kryetari Ahmeti do të takojë Ambasadorin e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, z. Poll Volers, me të cilin do të diskutoj rreth vizitës së Kryetarit Ahmeti në Bruksel, Hagë dhe Pariz, raportit të përparimit si dhe për përpjekjet për integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button