Katër vite burg për dy bartësit e parave dhe arkëtarin kryesor në Postën e Çairit

Nga katër vite burg kanë marrë dy bartësit parave dhe arkëtari kryesor në Postën e Çairit, prej të cilëve më 26 qershor dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur 220 mijë euro dhe kanë ikur me “Skuter”

Shtatë të punësuarit e tjerë të akuzuar për jo sinqeritet në punën zyrtare kanë marrë nga  një vit dënim me kusht të cilën patjetër duhet ta mbajnë, nëse në afat prej tre vjetëve do të përsërisin veprën.
Këta shtatë të akuzuar të cilët morën dënim me kusht u është ndaluar masa e paraburgimit dhe janë liruar në shtëpi.

Ky ishte vendimi i Gjykatës që sot mbajti seancën e vetme për vjedhjen në Postën e Çairit, ku ishin të akuzuar dhjetë persona të punësuar në “Postën e Maqedonisë”
 
Avokati mbrojtës i të akuzuarve, Mirosllav Vuiq, paralajmëroi ankesë pas vendimit të sotëm gjyqësorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button