Rryma elektrike godet 17 vjeçarin nga Gostivari

Mbrëmë rreth orës 17 në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 17-vjeçari A.M nga Gostivari, me lëndime nga goditje elektrike apo djegie në të dy duart, gjoks dhe këmbët, është lënduar gjatë punëve të ndërtimit të një ndërtese në ndërtim e sipër në Tetovë në fshatin Çellopek, në pronësi të A.B 57-vjeçari, njofton SPB-Tetovë.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i lënduari së bashku me dy persona të tjerë nga Gostivari, duke  lidhur përforcime të telit të armaturës, nga pa kujdesia kanë prekur tela të pa izoluara nga një linjë aty pranë përçuesit.

Janë duke punuar për të ndriçuar të gjitha rrethanat lidhur me rastin, ndërsa A.M mbahet për trajtim të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button