Policia konfirmon: Nga incidenti i mbrëmshëm në Gërçec, dy persona kanë vdekur

Pas lajmit të publikuar se mbrëmë ka pasur përleshje të armatosur në fshatin Gërçec, Komuna Saraj-Shkup, zëdhënësja e SPB-Shkup, Liza Bendevska, konfirmoi rastin për Portalb, se mbrëmë ka pasur përleshje të armatosur, nga e cila kanë ngelur të vrarë dy persona.

“Mbrëmë rreth orës 23, në fshatin Gërçec, Komuna Saraj-Shkup, me armë zjarri është gjuajtur drejt një makine të tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit, në të cilën kanë qenë 3 persona. Nga 3 personat brenda makinës, dy kanë vdekur, ndërkaq njëri është me plagë të rënda dhe po mjekohet. Nga ana e SPB-Shkup, është kryer ekspertiza me urdhër të prokurorit publik, ndërkaq policia po punon për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorëve të cilët ende janë në arrati”, thotë për Portalb, zëdhënësja e SPB-Shkup, Bendevska.

Sipas informatave jo zyrtare, njëri prej të ndjerëve është Nebush Nuhishi, afarist i njohur në Shkup i cili veprimtarinë e tij e ka mbështetur në tregtinë me mish si dhe organizator i njohur i turneve tradicionale në mundje të lirë. Ndërkaq për identitetin e dy personat tjerë në këtë incidentet, policia nuk ka dhënë detaje shtesë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button