SHBA, identifikohen autorët e sulmit në Kaliforni

Policia amerikane ka identifikuar dy sulmuesit që mbrëmë kryen sulmin me armë në një aheng në Kaliforni, në të cilin mbetën të vdekur të paktën 14 persona, ndërsa 17 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “The Los Angeles Times” njofton se 28 vjeçari Sayed Farook dhe 27 vjeçari Tashfeen Malik me siguri kanë qenë çift dhe se janë vrarë teksa kanë shkëmbyer zjarr me policinë.

Kolegët e qendrës shëndetësore San Bernardo pohojnë se Farook ka qenë një musliman i qetë, i denjë dhe i përkushtuar dhe nga udhëtimi në Arabinë Saudite është kthyer me gruan të cilën e kishte njoftuar në internet.

Dy sulmuesit me maska të zeza mbrëmë kanë hyrë në një aheng lokal në Kaliforni dhe filluan të qëllojnë me armë. Policia katër orë pas sulmit zbuloi automjetin e sulmuesit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë çifti i dyshuar është vrarë, ndërsa personi i tretë është arrestuar.

Shefi i policisë në San Benrnardino Jarrod Burguan deklaroi se ende nuk ekzistojnë informacione në bazë të të cilave do të mund të karakterizohet ky rast si akt terrorist dhe shtoi se hetimi është në rrjedhë.

Presidenti amerikan Barack Obama e dënoi ashpër sulmin dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe atyre që u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button