Shkup, vazhdojnë bisedimet për mediat
![Media](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/02/mediumi3.jpg?fit=510%2C287&ssl=1)
Vazhdojnë sot bisedimet në Klubin e deputetëve me temë mediat, raporton Portalb.
Pas përplasjeve mes LSDM dhe VMRO, akuzave dhe kundërakuzave, sot pritet që të vazhdojnë bisedimet dhe të sjellin zgjidhje përfundimtare.
Nga zyra e Vanhojtes për Portalb kanë vërtetuar se lehtësuesi u ka dërguar thirrje që sot ora 11 në Klubin e deputetëve të vazhdojnë bisedimet e grupeve punuese për çështjen e mediave.
Në fillimjavë bisedimet u ndërprenë për shkak lëshimit të bisedimeve nga VMRO-DPMNE./Portalb