Selami: Korrupsioni për misionet paqeruajtëse – vetëm thashetheme

Maqedonia pret anëtarësimin në NATO që nga viti 2008. Zëvendësministri i mbrojtjes, Ilmi Selami në emisionin 10 Minuta të TV21 tha se Maqedonia, përveç kontestit të emrit, duhet t’i zgjidhë edhe marrëveshjet e brendshme politike.

“Maqedonia duhet të punojë në dy aspekte. Në aspektin e brendshëm dhe në aspektin e jashtëm. Në aspektin e jashtëm është problemi i emrit me Greqinë. Aspekti i brendshëm është marrëveshja e Përzhinës. Që d.m.th se NATO nuk është më një organizatë ushtarake, por është një organizatë politiko-ushtarake”, tha Selami.

Për akuzat e Goran Milevskit nga PLD, se ushtarëve u merren nga  4-6 mijë euro për të shkuar në misione paqeruajtëse, Selami tha se këto janë vetëm thashetheme.

“Ata të cilët mendojnë se i ka kërkuar dikush, ose është gjetur në një gjendje që të jep një shumë parash për të shkuar në mision, të vijnë dhe ta denoncojnë rastin. Ne kemi bërë investigime të brendshme dhe kur kemi ardhur në fund, kemi parë se janë vetëm thashetheme”, theksoi zëvendësministri i Mbrojtjes.

Sipas Selamit, Maqedonia vazhdimisht merr lëvdata nga SHBA dhe NATO për ushtarët që dërgohen në misione paqeruajtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button