Demi-Murtezi: Po “shkelmojmë” vlerat e po përbuzim njerëzit

Deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi Murtezi, përjashtimin e nxënësve nga shkolla për shkak të bartjes së mjekrrës e ka quajtur diskriminues dhe “tirani”.

Në vazhdim mund ta lexoni reagimin e Demi-Murtezit në Facebook.

“Shumë shpesh ka ndodhur, dhe siç duket vazhdon te ndodhë, aktualizimi i ndonjë çështjeje me bazë fetare, kur vendi përballet me sfida e vështirësi institucionale. Në rrugëtim e sipër për integrim evropian, po “shkelmojmë” vlerat e po përbuzim njerëzit, ose më mirë të themi po shqetësojmë fëmijët tanë. U tmerrova kur dëgjova për largimin e një nxënësi nga Gjimnazi “Sami Frashëri”, sepse paska mjekërr. A thua, sa mjekërr mund të ketë një nxënës shkolle?
Shkollat tona me një mal problemesh, mes tyre edhe me mësimdhënës të atillë që dehen e dëfrejnë bashk me nxënësit e tyre në ekskurzione, në qetësinë e klasës largojnë nxënës e përbuzin fëmijë të zellshëm.
Kështu nuk kemi pse i kalojmë kufijtë tanë, ngase të tillë nuk na do askush. Studentët tanë me ambicie për t’u shkolluar në vendet e rajonit, pengohen e shqetësohen në vendin e tyre. Edhe atë, pa arsye ose me arsye banale.
Nuk kam pritur pa shkas prej ditës së djeshme, kam menduar se Drejtoria Komunale e Arsimit do të reflektojë, por kjo ende nuk ndodhi. Kjo “tirani” e drejtorit të shkollës nënkupton mungesë të politikave të shëndosha për arsimim cilësor dhe gjithpërfshirje në procesin e arsimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button