“Wizzair”, nga marsi fluturon edhe për Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë

Aviokompania “Wizzair”, ka paralajmëruar sot zgjerimin e saj të mëtejmë të rrjetit në Maqedoni me tre destinacione të reja nga Shkupi, njofton MIA.

“Wizair” me këtë rast do të lidh kryeqytetin e Maqedonisë me Berlinin-Shenefeld, prej 21 marsit të vitit 2016, derisa fluturimet e reja prej Shkupi deri në Kopenhagë dhe Bratislavë do të fillojnë të zbatohen prej 22 dhe 28 mars. çdo qarkullim do të realizohet dy herë në javë.

Bratisllava dhe Kopenhaga, dy kryeqytete dhe qendra ekonomike në Sllovaki dhe Danimarkë janë dy destinacionet e rrjetit të “Wizzair” e cila përbëhet nga 116 aeroporte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button