Haradinaj tregon pse u largua nga manifestimi kur po fliste Albin Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar se është larguar nga manifestimi i së shtunës në momentin kur po mbante fjalim ish lideri i VV-së, Albin Kurti.
Haradinaj ka thënë se është larguar për shkak të fjalimit të gjatë të Kurtit.

“Fjalimi i Kurtit u zgjat. Unë u largova me fëmijë, pasi që pjesa kryesore e manifestimit u realizua”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar që fjalimi i Kurtit ta ketë dëmtuar manifestimin e opozitës.

“Fjalimi i Kurtit s’ka qenë në dëmtim të tubimit, por manifestimi ka qenë për kundërshtim të marrëveshjeve”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha në një konferencë për media pasditen e së martës, se dje ka qenë një ditë e rëndë në Kosovë që i parapriu e shtuna, e cila kishte dy pjesë, transmeton Zeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button