Zgjedhjet ne Kroaci, sistemi i D’Hondt-tit dhe fushata e shqiptarëve

Para pak kohe ishim dëshmitarë të një fushate politike, të cilën do ta kisha quajtur të pazakontë për faktin që ishte fushatë politike por s’kishte të bëjë me politikën e nën qiellit tonë. Më saktësisht fushatë e zhvilluar nga dy mërgimtarë shqiptar nga Maqedonia dhe një nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në R. e Kroacisë, te cilët kryesisht ishin të orientuar të depërtojnë tek kurbetçarët të cilët punojnë në shtetin e sipërpërmendur, me të drejtë të realizimit të të drejtës së votës edhe në Ambasadat R. së Kroacisë në Shkup, Prishtine, po ndoshta edhe Tiranë.

Bëhej fjalë për zgjedhjet e 7-ta të rregullta, të cilat siç përmenda organizohen brenda territorit të shtetit por edhe ne diasporë, duke u nda në (X) dhjetë njësi zgjedhore njësia e njëmbëdhjetë (XI) ishte e partive kroate të vendit ofruar votuesve kroat në diasporë, ndërsa njësia e dymbëdhjetë (XII) lista e pakicave etnike. Si një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe relativisht shtet i ri dhe që kohë me pare doli nga recesioni s’kishte se si të kalon fushata veç se në frymë demokratike dhe bashkëkohore evropiane.

Gara kokë më kokë zhvillohej në mes të koalicionit te majtë “Hrvatska Raste” në pushtet të kryesuar nga SDP-ja (Partia Social Demokrate), dhe partive siç janë HNS-ja (Partia Popullore Kroate) HSU-ja (Partia e pensionisteve) dhe disa parti tjera më të vogla, ndërsa koalicioni i djathtë “Domoljubna Koalicija” opozitare kryesohej nga HDZ-ja (Bashkimi Demokratik Kroat) e shoqëruar nga HSLS-ja e ish veprimtarit Drazen Budisha dhe disa parti më të vogla kryesisht të djathta.

Këtu vlen të përmenden edhe Koalicioni MOST (lista e pavarur) që në zgjedhje doli si forcë e tretë dhe u llogarit si sensacioni më i madh i zgjedhjeve dhe disa koalicione të tjera lart-poshtë pa ndonjë potencë politike.

Ajo çka është më interesante në këtë proces ka të bëjë me modelin zgjedhor, pra sistemin e D’Hondt-tit ku gjithsejtë 150 ulese në Parlamentin kroat në këtë rast fitimtar legal është opozita “Domoljubna Koalicija” me më shumë mandate (59) por më me pak vota 746.046 apo (33.97%) të votave përfshirë këtu edhe 3 mandatet e diasporës, ndërsa e majta “Hrvatska Raste” me 56 mandate apo konvertuar në vota 788.482 (35.90%) të votave, sensacioni MOST fitoi 302.376 apo (13.76%) të votave, dhe pjesa tjetër e mandateve u fituan nga partitë më të vogla dhe pakicat etnike.

Do të ishte krejt normale sikur të ishte ndonjë diferencë më e madhe në vota, mirëpo në kësisoj rastesh kur një parti apo koalicion ka më pak vota e më shumë mandate fal sistemit zgjedhor, është pak problematike duke pas gjithashtu faktin se mandati jepet nga presidenti-ja në këtë rast nga radhët e opozitës me çka tash e koklavit (ngatërron) akoma më shumë procedurën e thirrjes së seancës konstituive të parlamentit dhe më pastaj zgjedhjen e qeverisë. Ideja është se rasti sikur ky i Kroacisë me sistemin zgjedhor të D’Hondt-tit që e kemi të njëjtë edhe këtu në Republikën e Maqedonisë është shumë problematike, në kësisoj situata, çështje shumë serioze tashmë kur tek na në Maqedoni është në rrumbullakim e sipër situata rreth Kodit Zgjedhor, mendoj se do të ishte i vyeshëm një debat rreth kësaj teme duke përfshirë edhe intelektualët dhe profesor sidomos të katedrës së shkencave juridiko-politike, sociologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button