“Xhihadistët”, Qamili: MPB-ja ndjek me kujdes gjendjen e sigurisë

“Në Maqedoni, autoritetet po e ndjekin gjendjen e sigurisë në vend dhe në rajon. Kjo vjen pas alarmit të shërbimeve të inteligjencës se mbi 100 luftëtarë xhihadistë nga Maqedonia që kanë luftuar në Irak e Siri kanë nisur të kthehen në vendlindje”, kështu thotë zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili.

Sipas tij masat e shtuara të sigurisë në Shkup edhe më tej do të mbeten në fuqi, ndërkohë që policia po vazhdon me ndalimin e personave të dyshimtë, njofton Alsat M.

Nga MPB thonë se deri më tani janë arrestuar 13 të dyshuar, 9 gjatë aksionit “Celula” në muajin gusht, ndërsa 4 të tjerë gjatë ditëve të fundit. 20 të dyshuar për terrorizëm janë në kërkim e sipër pas flet-arrestit të lëshuar ndaj tyre.

Ndryshe, sot Koha Ditore ka shkruar, se së paku 7 kosovarë të lidhur me ISIS-in thuhet s kanë hyrë në rajonin e Ballkanit tre javë më parë dhe se ato gjenden ne Maqedoni, apo gjegjësisht në disa fshatra të Shkupit.

Lexo më tepër: “Koha Ditore”: Lavdrim Muhaxheri e Ridvan Haqifi dyshohet se janë në Maqedoni

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button