“Meritojmë më mirë” qytetarët me performans përpara Qeverisë në Shkup

Sot, përpara godinës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, një grup i aktivistëve të shoqërisë civile u dërguan mesazhe krerëve të qeverisë dhe të gjithë atyre që do të kandidohen në zgjedhjet e prillit se qytetarët nuk meritojnë një qeveri e cila kërkon hua, që vjedh dhe që mashtron, njofton Portalb.

2
Fotografi e marrë me autorizimin e autorit. Foto e: Vanço Xhambaski

“Nuk meritojmë pushtet, i cili i fut në borxhe fëmijët dhe nipërit tanë. Nuk meritojmë pushtet, i cili shpenzon pa përgjegjësi për çokolata, kur nuk kemi as për bukë. Prej vitit 2006, pushteti na ka futur në borxhe prej më shumë se 4 miliardë dollarë. Kush do t’i shlyejë këto borxhe? Prandaj, kërkojmë pushtet, i cili nuk do të shpenzojë për luks, por do të luftojë kundër varfërisë. Kërkojmë përgjegjësi prej pushtetit për çdo gjë që është vjedhur prej qytetarëve, ndërsa të hollat e vjedhura t’ua kthejnë qytetarëve. Në Maqedoni i tolerojmë shumë gjatë politikanët e korruptuar. Kërkojmë që korrupsioni të mos jetë veprimtari e levërdishme. Kërkojmë që politikanët të mos ndjehen të sigurt dhe të përgjigjen nëse vjedhin, gënjejnë dhe janë të korruptuar.”, thonë nga iniciativa qytetare “Meritojmë më mirë”, njofton Portalb.

8
Fotografi e marrë me autorizimin e autorit. Foto e: Vanço Xhambaski

Nga platforma qytetare thonë se “qytetarët kanë të drejtë t’i kontrollojnë politikanët, ta dinë gjendjen e tyre pronësore dhe të pyesin se si ata i shpenzojnë paratë e tyre. Ata besojnë se qytetarët meritojnë që paratë publike të përdoren për nevojat e tyre reale, e jo të hollat e qytetarëve të shfrytëzohen për monumente, parmakë bronze, mercedesë dhe udhëtime.”

11
Fotografi e marrë me autorizimin e autorit. Foto e: Vanço Xhambaski

Aktivistët e “Meritojmë më mirë!” i mbështetën edhe ish-punonjësit e OHIS-it të cilët gjithashtu protestuan para godinës së qeverisë dhe kërkonin 24 pagat që nuk i kanë marrë deri më tani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button