Zaev: Edhe në minutat e tij të fundit Gruevski po punon kundër interesit publik

Maqedonia nuk guxon të lejojë përsëritjen e manipulimeve zgjedhore dhe korrupsionin zgjedhor, zgjedhjet duhet të jenë fer dhe demokratike. Maqedonia nuk guxon të lejojë të jetojë me huamarrje dhe borxh. Mjete këto që qeveria tenton t’i shfrytëzojë për manipulime zgjedhore. Prandaj, LSDM do t’i marrë të gjitha masat që zgjedhjet e 24 prillit të jenë të lira, kështu porositi kreu i LSDM-së sot në konferencën e tij për shtyp, raporton Portalb.

Sipas tij, përbërja aktuale e Komisionit Zgjedhor Shtetëror (KSHZ), të cilës më 11 nëntor i ka skaduar afati ka sjellur vendim skandaloz e udhëhequr nga interesat politike, në dëm të qytetarëve.

“Mandati i këtij grupi të KSHZ-së ka skaduar dhe për këtë arsye nuk mund ta refuzojnë veton e zëvendës ministrit. Nuk mundet që vetoja e tij të vlejë në tregun e jashtëm, e mos ​​të vlejë në tregun e brendshëm”, theksoi Zaev.

LSDM ka thirrur bankat që të udhëhiqen nga interesi shtetëror dhe i qytetarëve të Maqedonisë.

“Gruevski para se të ikë nga funksioni do t’i shtyjë në borxh qytetarët me 100 milion euro në tregun e brendshëm. Para disa ditëve e futi në borxh shtetin 270 për milion euro, që të mund të paguhen pagat, pensionet, ndihmat sociale dhe që të mund të realizohen projekte kapitale. LSDM nëpërmes zëvendës ministrit vendosi veto në borxhin prej 100 milion euro. Edhe në minutat e tij të fundit Gruevski po punon kundër interesave të qytetarëve”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij për cështjen e mediave që po diskutohet në mes grupeve të punës në Klubin e deputetëve, Zaev me përgjigje:

“Pa media të lira, zgjedhjet e prillit nuk do të jenë demokratike”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button