Stavreski: Hiqet vetoja, pensionet do të paguhen

“Pensionistët mund të jenë të qetë sikur deri tani. Siç paguam nëntë vite rregullisht pensione, do të vazhdojmë edhe më tutje, edhe tani këtë të premte pensionistët do ta marrin pensionin e merituar”. Këtë e deklaroi mbrëmë ministri i Financave, Zoran Stavreski.

“Fakti që arritëm të shmanget politizimi i kësaj çështje dhe që është sjellur mbrëmë vendimi i KSHZ-së është në interes të drejtpërdrejtë për qytetarët të cilët presin mjete nga Buxheti”, tha Stavreski.

Ai shtoi se edhe subvencionet ndaj bujqve do të mund të realizohen sipas dinamikës së parashikuar dhe,  ashtu siç theksoi sot, nesër dhe në ditët në vijim do të ketë pagesë të subvencioneve.

“Gjithashtu rrogat e ushtrisë, policisë, punonjësve shëndetësor, punonjësve në arsim dhe rrogat e gjithë të tjerëve të cilët marrin mjete nga buxheti  do të paguhen rregullisht, duke filluar prej nesër deri në dhjetë ditët e ardhshme, si dhe pagesa e ndihmës sociale, ndërsa për ekonominë TVSH-ja rregullisht do të kthehet, ajo që është më e rëndësishme për firmat, si dhe pagesa e fakturave nga Buxheti për punët e kryera ndërtimore dhe punët tjera”, tha ministri i Financave.

Sipas tij, kjo regjistron stabilitet në ekonomi, siguri për të gjithë qytetarët dhe të gjitha firmat të ndjehen më stabile dhe ta dijnë se Buxheti do të bëhet sikur edhe deri tani që është kryer në interes të qytetarëve dhe të ekonomisë. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button