Vanhojte prezantoi propozim-ligjin për Agjencinë e mediumeve
Ndërmejtësuesi Piter Van Hojte dje në takim me gazetarët dhe organizatat mediale prezantoi propozim të bashkësisë ndërkombëtare për ndryshime të Ligjit për organizata audio dhe mediale audiovizuale. Bisedimet midis përfaqësuesve të partive politike pjesë të Grupit të punës për reformat në media, sipas tij, po zhvillohen shumë ngadalë, por megjithatë ai thotë se po vazhdojnë dhe se është e mundur marrëveshje në ditët e ardhshme, njofton Portalb.
Propozimi i bashkësisë ndërkombëtare është që Ligji të jetë më restriktiv, të parashikojë profesionalizimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për media, që të bëhet revizion i sistemit të ndëshkimeve, por para së gjithash, thotë ai, agjencia duhet të depolitizohet.
Lidhur me shkeljet nga ana e mediave, propozimi i Van Hojte përfshin dialogun me përfaqësuesit e mediave, përderisa nuk tejkalohet shkelja – paralajmërimi, dhe atëherë kur do të harxhohen këta dy dënime të mundshme. Por në propozim nuk theksohet se për cilat shkelje do të shqiptohen këto dënime, e as se si do të jenë ato.
Van Hojte theksoi se dënime nuk do të shqiptohen për përmbajtjen e kronikave informative. Dënimi do të përcaktohet në varësi nga ajo për cilin media bëhet fjalë dhe të ardhurat e tij. Këshilli do ta ketë atë të drejtë të vendosë për shumën e dënimit dhe do të ketë mundësi të merrë vendimin e cila duhet të mbështetet.
Sipas ligjit që dje e prezantoi Van Hojte, të gjitha porositë që Qeveria dëshiron t’i emetoj në servisin publik dhe televizionet private, e që janë të interesit publik, nuk duhet të paguhen.
Ndërmjetësi belg tha se duhet t’u kushtohet vëmendje resurseve njerëzore në shërbimin publik dhe shtoi se duhet të punësohen më shumë gazetarë të rinj sepse mosha mesatare e punonjësve në shërbimin publik është 58 vjet. /Portalb