Basha: Në 8 dhjetor protestojmë kundër byrosë politike të Ramës

Një javë para protestës së paralajmëruar në 8 dhjetor, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Elbasan. Kryeministrin e ka krahasuar me sheikët arabë, që me paratë e shqiptarëve pasurohet, ndërton vila dhe blen Jaguarë.

“Edi Rama me 40 hajdutë pasurohen, bëjnë vila, blejnë Jaguare e jetojnë si sheik, nga njëri cep në cepin tjetër të Botës, ndërsa populli dergjet nëpër kampet e refugjateve. Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm është dëshmi e qartë se asgjë nuk do të përmirsohet, vetëm përkeqësohet në vitin që vjen.

Ne e kemi në dorë ta ndalim këtë të keqe dhe ne do ta ndalim. 8 dhjetori po afron. 25 vjet me parë kush dëgjonte rrok rrezikonte burgun, kush thoshte s’ka bukë rrezikonte burgun sepse kështu vendoste byroja politike”,- deklaroi Basha.

Sipas tij, “të rinjtë e dhjetorit me në krye Azem Hajdarin thanë: jo byroja s’mund të vendosë për ne dhe u ngritën, përmbysën regjimin dhe hapën Shqipërinë.

A do ti japim më kohë të keqes, a do ti lëmë të vjedhin prapë, të mashtrojnë të madh e të vogël? 8 dhjetori po vjen përsëri. Ju e keni në dorë, ne e kemi në dorë. Ta marrim këtë energji të të rinjve dhe ta sjellim në Tiranë para byrosë së Edi Ramës dhe ti themi ne e kemi në dore tani dhe ne do të vendosim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button