Vetitë kuruese të trendafilit të egër

Trëndafili i egër është një bimë që ka efekte të shumta shëndetsore për organizmin tonë. Përmes saj ne mund të prodhojmë vaj i cili është shumë i shëndetshëm për lëkurën e thatë, duke e bërë më elastike dhe më të butë.

Çaji nga trëndafili i egër, kaçja, ndikon mirë kundër lodhjes, plogështisë dhe anemisë. Në këtë periudhë kohore, barnatorja shtëpiake është shumë e mangët pa kaçen. Kaçja është përplot me vitamina C dhe K, karotenoide, likopen, pektinë, taninë. Shkaku i përbërësve të saj shërues përdoret edhe si tonik, pije plot me vitamina kundër ftohjes dhe gripit. Përdoret edhe në terapinë vendore apo popullore kundër ekzemës, akneve dhe psoriazës.

Për fillim të ditës
Një lugë të frutës së tharë e përzieni me dy gota ujë të vluar, e lini të qëndrojë gjysmë ore. E ftohni dhe mund ta pini duke ia shtuar një lugë mjaltë.

Për imunitet
Tri lugë të mëdha të supës, i imtësoni dhe i përzieni me 0,5 l ujë të ftohtë dhe e lini të qëndrojë tri ditë. Më pas e zieni për gjysmë ore, e lini të ftohet dhe e përzieni me pak qumësht dhe me pak mjaltë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button