Takim Obama – Ivanov në Paris, bisedohet për integrimin në NATO

Nga kabineti i Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, kumtohet se në kuadër të konferencës së liderëve për klimën “KOP21″ që po mbahet në Paris, është realizuar një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, njofton TV21.

Siç informojnë nga kabineti i presidentit të Maqedonisë, të dy homologët kanë biseduar për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Ivanov ka theksuar situatën e rëndë në Maqedoni për shkak të “status kuo”-së, dhe për shkak të mungesës së ndryshimit të statusit lidhur me integrimin në NATO. “Maqedonia duhet menjëherë të bëhet anëtare e NATO-s”, thuhet të jetë shprehur Gjorgje Ivanov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button