Gruevski: Mercedesi i shtrenjtë është për mysafirë të lartë që e vizitojnë Maqedoninë

Deputeti Goran Misovski nga PRSD, në seancën e sotme për pyetje, e ka pyetur kryeministrin Gruevski se a do t’ua shpalosë qytetarëve të Maqedonisë, të vërtetën për atë se shërbimi i huaj ka qëndruar pas përgjimeve masovike në vend, dhe se kush ka qenë urdhëruesi për sulmet në Komunën qendër. Misovski gjithashtu e ka pyetur Gruevskin, se përse ai i lejon vetes një komoditet, duke u vozitur me mercedes prej 600.000 euro, në kohë kur populli jeton në varfëri, njofton Portalb.

“Dua të theksoj se vetura është porositur për vozitjen e mysafirëve të lartë të cilët e vizitojnë Maqedoninë. Vetura me të cilën unë udhëtoj, është njëjta të cilën e kam trashëguar nga e kaluara dhe është e vjetër mbi 20 vjet”, tha Gruevski.

Pasi dha përgjigje kryeministri, Misovski i citoi disa pjesë nga materialet e publikuara të ashtuquajtura “bomba”, në të cilën siç thuhet në to, mercedesin kryeministri Gruevski do ta përdorë vetëm kur do të udhëtojë për jashtë vendin, ose në destinacione ku nuk ka mediume. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button