Anulohet përsëri seanca e Komisionit anketues
Seanca e Komisionit anketues, e paraparë për sot në ora 14 , është anuluar akoma pa filluar.
Seanca është shtyrë për nesër në ora 14 kurse nuk janë bërë të ditura arsyet e anulimit.
Kryetari i Komisionit anketues, Petre Shilegov tha se komisioni është në koordinim e sipër.
Kujtojmë që edhe seanca e kaluar e Komisionit anketues që ishte paraparë për ditën e premte, u anulua.
Komisioni anketues do të merret me skandalin e përgjimeve.