Alternativa e gazetarit është paanëshmëria

[Recension: Mini-partitë nuk po ofrojnë alternativa, por urrejtje ndërshqiptare!]

Për ti dhënë një lajmi peshë, duhet vendosur më shumë argumente dhe fakte në pah. Autori i këtij teksti ka tentuar që të defokusojë opinionin duke ofenduar partitë e tjera të cilat, si duket, personalisht nuk i mbështet, në të njëjtin stil sikurse komunikatat partiake. Kjo praktikë është e papranueshme në gazetari, dhe kështu me automatizëm, autori e ka ulur edhe vlerën e lajmit.

Mini partitë nuk po ofrojnë alternativa por urrejtje ndërshqiptareLinku deri te artikulli origjinal: Mini-partitë nuk po ofrojnë alternativa, por urrejtje ndërshqiptare!

Data dhe koha e publikimit: 18/11/2015

Data e recensionit: 24/11/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Autori gjoja se komenton një debat të zhvilluar në Tv21 por në tekst nuk ka asgjë nga debati. Fillimisht autori hyn në tekst me degradime ndaj partive më të vogla që i cilëson si inferiore dhe flet se në debat “nuk ka pasur debat” por nuk ka nxjerrë në pah asnjë citat, ose nuk ka shkëputur asnjë video që do ta mbështesë atë që e pohon autori. Edhe pse vendosja e videos apo citateve, nuk e amniston atë nga fakti se ka komentuar. Gjithë konstruksionet e fjalive në tekst janë mjaft konfuze.

Të pavetëdijshme për parëndësinë e tyre në mesin e popullatës shqiptare të Maqedonisë, ato duke etiketuar partitë parlamentare, BDI dhe PDSH, dëshirojnë të përfitojnë ndonjë pikëz të vogël politike, transmeton Aktuale.mk.

Gazetari është thirrur edhe në emër të analistëve të cilët i ka grupuar në një vend, por nuk ka vendosur asnjë deklaratë prej këtyre analistëve që gjoja se kanë analizuar gjuhën e partive politike.

Por, analistët në veçanti kanë vërejtur gjuhën jopolitike, dhe madje-madje edhe me tone të nxitjes së urrejtjes ndërshqiptare, që përdori njëri nga pretendentët për t’u bërë opozitar, duke i quajtur disa herë partitë parlamentare shqiptare si “parti shqipfolëse”.

Gjeneralizimi i autorit shihet edhe tek ky paragraf në vazhdim, kur ai thotë:

“Një tjetër element që ra në sy gjatë këtij debati, ishte mungesa totale e ideve dhe ofrimit të alternativave politike nga këto pesë parti të vogla, të cilat krijonin përshtypjen se ende janë në formim e sipër. Të gjitha analizat, sikurse edhe përvojat e deritashme me parti të tilla, kanë treguar se roli i tyre është jashtëzakonisht negativ për shoqërinë shqiptare, meqë të njëjtat nuk i ofrojnë asgjë kësaj shoqërie, përveç përçarjes dhe humbjes së peshës së votës shqiptare”

 Autori ia jep vetes të drejtën të bëhet analist, parti politike, dhe gazetarë në të njëjtën kohë. Por praktika e tillë nuk është e lejuar në gazetarinë profesionale. Që ky lajm të kishte më shumë kredibilitet, është dashur që të nxirren deklarata prej të gjithë partive pjesëmarrëse në debat që kanë konfrontuar qëndrimet e tyre në mënyrë të rregullt, dhe t’i jepej kuptim që lexuesi që jetë gjykuesi më i mirë. Për më tepër, gazetari duhet gjithmonë ta ketë parasysh se lexuesit nuk i përcjellin të gjitha ngjarjet me syrin dhe vëmendjen e gazetarit, apo ndodh që të mos e kenë përcjellur fare. Prandaj çdo tekst duhet të përmbajë informata të mjaftueshme dhe të qarta që do të tregojnë ngjarjet para dhe pas debatit në këtë rast, dhe të spjegohet detajisht se në cilat raste është vërejtur “inferioriteti” i partive politike që nuk janë në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button