Tetovë: Shkollat dhe çerdhet do të furnizohen me lëndë djegëse

Komuna e Tetovës ka përfunduar me ndërmarrjen e  të gjitha masave të nevojshme për furnizimin e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme të Tetovës me lëndë djegëse për ngrohjen e tyre gjatë sezonit të dimrit.

Procedurat e tenderimit kanë përfunduar me kohë ndërsa është në përfundim e sipër procesi i furnizimit të shkollave dhe çerdheve me lëndë djegëse.

Periudha e paraparë për përdorimin e ngrohjes  nëpër çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Tetovës do të zgjas deri më datën 15 prill 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button