Tiranë, tregtarët protestojnë përsëri para selisë së Qeverisë

Para selisë së Këshillit të Ministrave sot kanë protestuar përsëri tregtarët. Ata të mbështetur edhe nga disa organizata të shoqërisë civile kanë protestuar duke kërkuar ndryshimin e ligjit për procedurat tatimore dhe kundër masave që ndërmerren në kuadër të operacionit kundër informalitetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tregtarët të ardhur nga disa qytete të vendit i kanë bërë thirrje qeverisë që mos të ndërmarrë masa shtrënguese ndaj tyre dhe t’i lejojë të ushtrojnë aktivitetin mënyrë të qetë. Duke brohoritur para selisë së Qeverisë, ata kanë mbajtur pankartat me mbishkrime: “Mos shkatërroni shtresën e mesme” dhe “Ne nuk jemi dakord”. Ndërkohë protesta ka përfunduar pa incidente. Ndërkohë reagime kundër ligjit për procedurat tatimore ka pasur edhe më parë nga tregtarët në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, si në Korçë, Fier, Berat, etj.

Kujtojmë se Qeveria Shqiptare prej disa muajsh ka ndërmarrë një operacion të gjerë në shkallë kombëtare kundër informalitetit të veprimtarisë së bizneseve, por disa nga shoqatat e biznesit dhe shoqëria civile kanë dalë hapur nismave të qeverisë, duke i konsideruar si penalizuese për punën e tregtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button