Berisha për Ramën: Bastardi na provokoi me dekorimin e xhelatëve

Sali Berisha ka shfrytëzuar një listë të dekoruarish për bërë thirrje për të përmbysur qeverinë.

Sipas Berishës, dekoratat, të cilat në fakt raportohet se janë dhënë vitin e kaluar, janë provokim për demokratët.

“Ky akt i pashembullt ne prag te 25 vjetorit te levizjes studentore eshte provokacioni tjeter me i rende, me i ulet pas rehabilitimit te Enver Hoxhes, qe Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmeneve mizor, ju ben shqiptareve qe perjtuan kalvarin e eger komunist, qe sakrifikuan jeten e rinine e tyre per lirie dhe vlerat e saj. Ky akt çnjerezor i dekorimit te xhelateve barbare te qindra dhe mijera shqiptareve nga neo­bllokmeni Edi Rama, eshte nje provokim i ulet dhe poshterim i hapur ndaj te gjithe atyre qe 25 vite me pare permbysen ne Shqiperi diktaturen komuniste me te eger ne Europe. Te dekorosh sot, ne Shqiperine anetare te NATOs dhe vend kandidat per anetar ne BE, ish armiqte e betuar te vendeve te lira, te NATOs dhe BE dhe xhelatet te popullit tend, eshte nje sfide dhe ofendim per miqte e shqiptareve ne mbare boten. Ky akt i turpshem eshte nje thirrje per cdo qytetar shqiptar qe i beson lirise dhe vlerave te saj, qe me 8 dhjetor t’iu rezervojme bijeve bastard te bllokmenve ate qe iu rezervuam 25 vjet me pare eterve mizor”, shkruan Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button