Çmimi “23 Tetori” shkon në duart e Xhabir Ahmeti

Pas piktorit shqiptar nga Gostivari Reshat Ahmeti, i cili u shpërblye me çmimin “11 Tetori”, është shkrimtari dhe publicisti Xhabir Ahmeti ai që do të nderohet kësaj here. 

Ai është zgjedhur sëbashku me artistët Ana Durlovski dhe Mihail Renxhov, si fitues të çmimit “23 Tetori”. 

Vendimi i tillë, është sjellë në seancën e fundit të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “23 Tetori”, me motivacionin për arritje në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike.

Çmimi do t’u ndahet fituesve më 23 tetor, në ora 12, në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button