MF: Veto në dhënien e bonove shtetërore për pagesën e pensioneve, pagave, asistencës sociale

Nëse shfuqizohet dhënia e bonove shtetërore, shfuqizohen mekanizmat për realizmin normal dhe papengesa të buxhetit. Sillet në pyetje pagesa e pagave, rrogave, në përgjithësi e të gjitha pagesave të rregullta të cilat bëhen nga buxheti, njoftoi sot Ministria e Financave.

Sipas Ministrisë, vetoja e LSDM-së opozitare për dhënien e letrave shtetërore me vlerë do të thotë se pensionet nuk do të paguhen në fillim të muajit siç paguhen gjithmonë gjatë këtyre nëntë viteve, nuk do të paguhet pagat e policisë, ushtrisë, shëndetësisë dhe punonjësve të arsimit, ndihma sociale, do të ndërpritet ndërtimi i rrugëve, ujësjellësve, projekteve kapitale, do të ndërpritet pagesa e subvencioneve.

Dhënia e letrare shtetërore me vlerë është paraparë me Buxhetin për vitin 2015, votuar nga Kuvendi i RM-së dhe me pengimin e tyre, thekson MF, shkelet edhe ligji.

“Çdo vend shtyp letra shtetërore me vlerë. Në këtë mënyrë në muaj bëhet bilanci gjegjësisht të ardhurat dhe shpenzimet. Për shembull, akcizat dhe tatimet e fitimit paguhen më datën 15 të këtij muaji, ndërsa TVSH më datën 25. Ligjërisht pensionet dhe pagat paguhen deri më datën 15 të muajit. Bonot shtetërore kanë funksionin të sigurojnë mjete likuidimi në këtë mesoperiudhë që pagat e lartpërmendura dhe në përgjithësi të gjitha pagesat shtetërore dhe aktivitetet kryhen pa pengesa, në pajtim me planifikimin dhe atë që është dakorduar. Kështu gjithmonë ka funksionuar buxheti dhe kështu funksion edhe në të gjitha vendet “, thuhet në kumtesën e MF-së.

Nëse shikohet kalendari për mbajtjen e ankandeve për shitjen e letrave shtetërore me vlerë të Ministrisë së Financave, vërehet, siç qëndron në kumtesë se përveç datave të ankandeve të ardhshme, ka edhe data për bont e vjetra të skaduara të cilat duhet të paguhen.

“Në kontekst të ankandit javën e ardhshme i cili parashikon shitje të bonove shtetërore në vlerë prej 100 milionë eurosh, muajin e njëjtë qëndrojnë për pagesë bono të vjetra në vlerë prej 5,2 miliardë denarësh apo 84,6 milionë eurosh. Domethënë që ky nuk është borxh i ri, por rifinancim i letrave me vlerë veçmë të shkruara” sqaron Ministria e Financave.

Njëherit përkujton se letrat shtetërore me vlerë jepen nga viti 2004 .

“Nëse kësaj i shtohen edhe 150-të milionë euro nga eurobonot që u dhanë në vitin 2005 nga ana e Qeverisë tani LSDM-së opozitare, ato gjithsej janë 234,6 milionë euro të cilat duhet të kthehen në dhjeto,. Prej tyre 210 milionë, së bashku me eurobonot, duhet të paguhen brenda 8 dhjetorit – në të njëjtën periudhë kur paguhen pagat dhe pensionet”, thekson Ministria e Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button