Fëmijët palestinezë në protestë: Duam të jetojmë të lirë dhe të sigurtë

Fëmijët palestinezë organizuan një demonstratë pranë ndërtesës së OKB-së në Gaza për ti kundërshtuar arrestimet e të afërmve të tyre nga ana e izraelitëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Fëmijët të cilët mbanin pankarta kërkuan nga Minsitria e të Burgosurve të Palestinës t’iu sigurojë lirinë dhe sigurinë.

Një ndër fëmijët të cilët morën pjesë në demonstratë Muhammed Ebu Sisi duke i bërë thirrje organizatave ndërkombëtare të drejtave të njeriut që ti ndalojnë krimet e izraelit tha se: “Janë rritur arrestimet e Izraelit ndaj palestinezëve. Ashtu si fëmijët e tjerë në botë duam të jetojmë të lirë dhe në siguri”.

Nga ana tjetër zëvendës ministri i të Burgosurve të Palestinës Bahauddin el-Medhun bëri thirrje që organizatat ndërkombëtare të drejtave të njeriut të marrin një iniciativë për lirimin e të burgosurve dhe fëmijët ti përfundojnë paraburgimet.

Në deklaratën të bërë nga ana e Shoqërisë të Burgosurve Palestinez ishte njoftuar se që nga muaji tetor Izraeli ka arrestuar 800 fëmijë palestinezë me moshë prej 11 deri më 14.

Sipas të dhënave të Shoqërisë të Burgosurve Palestinez, Izraeli që nga viti 2000 ka parabugosur 8 mijë e 500 palestinez. Sipas shifrave zyrtare në burgjet izraelite gjenden 6 mijë e 500 palestinez.

-Ushtarët izraelit arrestojnë 15 palestinez në Bregun Perëndimor.

Njoftohet se ushtarët izraelit kanë arrestuar 15 palestinezë në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor me arsye se mbajnë “armë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Afikhay Edrii në deklaratën e tij të bërë në mediat sociale, tha se ushtria izraelite ka arrestuar 15 palestinezë në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor.

Edrii pohoi se në bastisjet e ushtarëve izraelit në qytetin El-Halil janë konfiskuar pushkë të llojit M-16, një armë dhe municion për këto armë.

Sipas të dhënave zyrtare në burgjet izraelite gjenden rreth 7 mijë e 500 palestinezë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button