Daçiq: Të flas me Ramën për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të preferonte që dialogun e tij me kreun e qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ta zhvendosë në dialogun me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Burime ndërkombëtare në Prishtinë pohon “Tribuna”, t’i kenë thënë se Ivica Daçiq nuk ka hequr dorë nga ideja e tij, sado që prezantohet si private, se një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve për ridefinimin e kufirit, do të ishte zgjidhje më e mirë sesa marrëveshjet e Brukselit që po arrihen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton.

Sipas këtyre burimeve, Daçiq është duke këmbëngulur që pavarësisht pozicioneve ndërkombëtare që çështja e kufijve të mos trajtohet, këtë temë ta provokojë për diskutim në një takim të mundshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button