Reagime për arrestimin e Albin Kurtit

Arrestimi i Albin Kurtit ne 28 nëntor ka sjelle edhe reagimin e politikaneve ne Tirane. Për ish-kryeministrin socialist Pandeli Majko, burgosja e politikaneve ndryshon kuptimin e debatit politik.

Ne një postim ne rrjetin social facebook, Majko thekson se drejtuesit e shtetit kosovar e dine kuptimin e persekutimit politik, ashtu siç njohin edhe logjiken e dialogut, duke uruar qe politikanet e Prishtinës te ulen ne tryezën e bisedimeve.

“Kohës i rendojnë me shume politikanet e burgosur se sa politikanet radikale,” shkruan Pandeli Majko. Kundër arrestimit te Albin Kurtit ka dale edhe Lëvizja Socialiste per Integrim ne emër te se cilës, Petrit Vasili ka bere thirrje për dialog. Ne nje deklarate per mediat, kreu i grupit parlamentar te LSI thekson se: Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button