Reagon Veseli: S’duhet ta vëmë në pikëpyetje shtetin ligjor

Pas zhvillimeve të djeshme – manifestimit të opozitës dhe aksionit të policisë që rezultoi me arrestimin e deputetit të VV’së, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk duhet të lejohet vënia në pikëpyetje e funksionimit të shtetit ligjor.

Ja çfarë thotë Veseli në deklaratën e tij:

Në Republikën e Kosovës politika dhe drejtësia janë të ndara nga njëra tjetra dhe në këtë kontekst arrestimet e deputetëve nuk mund dhe nuk duhet të shihen as si formë e ndikimit politik e as si zgjidhje politike. Problemet politike duhet të zgjidhen vetëm me mjete politike.

Veprimet e organeve të rendit dhe drejtësisë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë në funksion të fuqizimit dhe funksionimit të shtetit ligjor, i cili është interes madhor i vendit tonë.

Ne nuk duhet të lejojmë, që për asnjë moment, të vëmë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit ligjor, nga kushdo qoftë!

Opozita me veprimet e saj të pamatura, është vetëfutur në kurthin e sfidimit të shtetit.

Tash e dy muaj kam tërhequr vëmendjen për këtë rrezik.

Në rrethanat e krijuara nuk është e rëndësishme se kush triumfon, pozita apo opozita ; ai që duhet të triumfoj është shteti ligjor, Republika e Kosovës.

Tani më shumë se kurrë duhet t’i rikthehemi dialogut politik institucional.

Ka shumë rrugë dhe hapësirë për ta bërë këtë. I ftoj të gjithë, në rradhë të parë opozitën, që sëbashku të ecim në këtë drejtim.

Qytetarët e Republikës së Kosovës e presin këtë përgjegjësi nga ne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button