Fushë krujë, përfshihet nga flakët makina me targa maqedonase
Një makinë me targa maqedonase u përfshi nga flakët në autostradën Fushë krujë -Milot në zonën e Thumanës, paraditen e sotme.
Mjeti tip audi A4 fillimisht u përfshi në një aksident, ku u përplas nga një tjetër automjet, ndërsa më pas mori flakë.
Ndonëse zjarri u përhap me shpejtësi, për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.
Aksidenti solli bllokimin për mëse një orë të qarkullimit, që u normalizua falë ndërhyrjes së policisë rrugore.
Në mjetin e djegur udhëtonin 4 persona mes të cilëve një përfaqësues i OSBE në Maqedoni, njofton Ora News.