“Neue Freie Presse”, nëntor 1912: Ky ishte apeli i Ismal Qemailit, për mizoritë serbe në Kosovë

Ismail Qemaili, me t’u kthyer në Vjenë, pas takimeve që kishte pasur në Budapesti me personalitete politike shqiptare dhe evropiane, me 19 nëntor 1912 e kishte shprehur qëndrimin e tij lidhur me incidentin e autoriteteve ushtarake serbe me konsullin austro-hungarez në Prizren, të cilin e akuzonin dhe më vonë e dëbuan me akuzën se ishte vënë në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës dhe se i kishte nxitur ata për rezistencë ndaj depërtimit të ushtrisë pushtuese serbe në Prizren.

Në apelin e Ismail Qemailit, në mes të tjerash, thuhej: “Serbët e kanë izoluar nga bota konsullin Oscar Prohaska në mënyrë që bota të mos kuptojë përmes tij se me çfarë mizorie ata u kanë sjellë shqiptarëve. Unë apeloj që në tërë botën e civilizuar, që sa më parë që të jetë e mundur, të ndërmerret gjithçka për mbrojtjen e shqiptarëve. Serbët nuk kanë as më të voglën të drejtë që në dëm tonin të qëndrojnë/pushtonin Adriatikun. Populli ynë ka vuajtur shumë gjatë kohërave të kaluara. Evropa nuk guxon që tani të shikojë duarkryq se si ata do të shkatërrohen sistematikisht nga serbët” /Përgatiti: Sylë Ukshini/Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button