BDI përshëndet raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përshëndetur vendimin e Komisionarit evropian për zgjerim Shtefan Fyle që të përsëris për herë të pestë rekomandimin që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Ky vendim i Komisionit duhet të pranohet si një nxitje e fuqishme për zbatimin intensiv të reformave, por kryesisht si një përkrahje për zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit si sfida jonë më e madhe për anëtarësim jo vetëm në BE, por edhe në NATO si dhe për stabilitet të brendshëm dhe rajonal”, tha Artan Grubi, shef i Kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button