Poposki: Pas raportit, në dhjetor presim vendim për fillimin e bisedimeve

Në deklaratën e parë pas publikimit të Raport-Progresit të KE-së, kryediplomati ka thënë se Komisioni Evropian ka dhënë një mori rezultatesh, faktesh dhe argumentesh për t’i dhënë vendit datën e negociatave për anëtarësim. 

Poposki, ka deklaruar se mbeten edhe më tej të përqendruar në realizimin e reformave për aplikimin e standardeve evropiane në shoqërinë maqedonase dhe promovimin e marëdhënieve dhe bashkëpunimit në regjion.

Sipas tij, çelja e negociatave për anëtarësim veçse do të kontribuonte në avancimin e raporteve mes Shkupit dhe Athinës dhe në kapërcimin e dallimeve. 

“Të pengohet integrimi edhe pas pesë vitesh përmbushje të kritereve nga ana jonë, përbën një sfidë serioze për kredibilitetin e politikës së zgjerimit të BE-së. Do të punojmë bashkërisht me të gjithë partnerët evropianë në mbështetje të projektit evropian për paqe dhe përparim në rajon”, ka deklaruar Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button