Hovit: Maqedonia ka humbur shumë kohë

Shumë kohë është humbur në proceset integruese të Maqedonisë. Vendi nuk duhet që të lejojë përsëri që të pres, për arsye se do të ketë pasoja negative”, theksoi euro deputeti britanik Ricard Hovit, lidhur me raportin e ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë dhe përsëritjen e porosisë për fillimin e bisedimeve me UE.


Në paraqitjen në Parlamentin Evropian, ku komisari Fyle, bëri prezantimin e raportit për progresin e vendeve kandidate dhe vendeve aspirante, Hovit tërhoqi vërejtjen për pasojat që mund të dalin nëse Maqedonia përsëri refuzohet që të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Humbëm shumë kohë. Realisht vendi është kthyer në pozitën në të cilët ishte në tetorin  e kaluar. Detyra jonë e përbashkët është që t’i kthejmë shpresat për progres të cilët ekzistonin atë kohë. Në vitin kur festojmë hyrjen e Kroacisë dhe marrjen e statusit vend kandidat nga Shqipëria, patjetër duhet të pranojmë ndikimin që do të ndihet në Shkup, nëse përsëri vendi do të lihet që të pres edhe pse gjatë kohë e ka statusin e vendit kandidat”, tha Hovit..

Lajme të ngjashme

Back to top button