Pas largimit të Frrokut, Mirela Ferracaku pritet të jetë deputetja e re nga Shkodra

Mirela Ferracaku pritet të jetë deputetja që do të pasojë Mark Frrokun. Ferracaku është e treta në listën e kandidatëve të Partisë Demokristiane në Qarkun e Shkodrës.

Sipas listës, pas dorëheqjes së Frrokut duhet të vinte vëllai i tij, Arben Frroku, por duke qenë se ai është i dënuar nga Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, i kalon numrit 3 të listës.

Mirela Ferracaku nuk ndodhet në Shqipëri, për arsye shëndetësore ajo ndodhet në Gjermani për më shumë se një viti.

Ferracaku ka lindur në Trush të Shkodrës dhe fillimisht ka nisur të angazhohet me FRD.

Ka zëra se Ferracaku nuk do ta pranojë këtë mandate për shkak të problemeve me shëndetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button