Bolivi, përmes Facebook-ut shet për 250 dollarë foshnjën

­ Në Bolivi janë arrestuar dy gra për shitjen e një foshnje gjashtë­muajshe nëpërmjet Facebook-­ut, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët bolivianë raportojnë se një nënë kishte shitur fëmijën e sajë gjashtë­muajshe përmes reklamave në Facebook për 250 dollarë, ku ajo edhe personi që e bleu fëmijën u arrestuar për dyshimet mbi veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore. Zyrtarja e Zyrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Santa Cruz, Rosy Valencia tha se fëmija u ble nga një 18­ vjeçare, dhe se ajo donte ta përdorte atë si argument ndaj burrit të saj që e kishte braktisur.

Burri i saj kishte njoftuar policinë për këtë rast, pas së cilës së bashku me të u arrestua edhe nëna e foshnjës. Nënë e foshnjës (32) tha se kishte vendosur të shesë fëmijën për të paguar shpenzimet e lindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button