Erdogan e mohon që Turqia të ketë blerë naftë nga ISIS’i

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka mohuar akuzat e Rusisë s’e Turqia ka blerë naftë nga Shteti Islamik, shkruan Al Jazeera.

“Turp të ju vije. Ju që po thoni se ne kemi blerë naftë nga militantët e ISIS-it, jeni të obliguar që ta dëshmoni me fakte një gjë të tillë. E nëse s’mund ta bëni këtë, atëherë keni shpifur”, ka thënë Erdogan në një konferencë për media të mbajtur në Ankara,transmeton Klan Kosova.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se “nuk ka dyshim” që nafta që po vjen nga territoret që i kanë nën kontroll terroristët në Siri, po hyn në Europë përmes kufijve të Turqisë.

Këto akuza kanë ardhur pasi Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus, në kufirin e saj jugor me Sirinë, duke e prurë marrëdhënien me Rusinë në një pikë shumë kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button