Greqia e akuzoi Maqedoninë për “filtrim arbitrar” të emigrantëve dhe refugjatëve

Filtrim arbitrar të emigrantëve dhe refugjatëve që tentojnë të hyjnë në Evropë është në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian, ka deklaruar zëvendësministri grek për Mbrojtje Civile Nikos Toskas për AFP.

Mediat greke e transmetojnë këtë deklaratë të Toskas e cila “kryesisht ka të bëjë me situatën në Idomeni” në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë ku “qindra emigrantë nga Iraku, Somalia, Pakistani dhe Bangladeshi veçmë një javë janë bllokuar pasi Shkupi në territorin e vet i lejon vetëm shtetasit e Sirisë, Irakut dhe Afganistanit”.

“Veprimet në krye më vete të disa vendeve, ndërtimi i gardheve që e pengojnë lëvizjen e këtyre njerëzve, nuk është në pajtim me parimet e Evropës. Nuk mund t’i pengojmë njerëzit të cilët në kushte të vështira vijnë nga deti në ishujt grek”, ka thënëToskas.

Sipas ministrit grek, çështja duhet të trajtohet më ndryshe, me zgjidhjen e problemeve në vend në afërsi të zonave ushtarake, të cilat shkaktojnë rrejdha të emigrantëve. Ai i bëri thirrje BE-së të vendosë se kush mund të shkojë në Evropë, duke theksuar se është kundër “mbylljes së kufijve”.

Toskas theksoi se Greqia nuk mund t’i pranojë të gjithë refugjatët, duke i përfshirë edhe ata që nuk vijnë nga zonat e konfliktit.

“Pajtohem që të kthehen emigrantët në vendet të cilat nuk janë në luftë, por së pari duhet të lidhet një marrëveshje me ato vende”, ka deklaruar zëvendësministri grek për Mbrojtje Civile. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button