Katica Janeva drejt lëndëve me më peshë

Në bazë të lëndëve të para që kërkoi prokurorja speciale, Katica Janeva, njohësit e drejtësisë mendojnë se bëhet fjalë për hapa serioz të saj që në fillim të punës, njofton DW, transmeton Portalb.

“Edhe unë po të isha do të veproja ashtu” thotë avokati Aleksandar  Tortevski, duke komentuar pesë lëndët e para që ka kërkuar Janeva.

“Është e qartë se gjykatësja Janeva është në rrugën e drejtë. Tregon qasje serioze dhe vendosmëri për tu marrë me rastet më të rënda që në fillim të punës së saj. Me siguri ka edhe koncept se si do t’i shqyrtojë rastet. Vetëm më frikëson fakti se si do të kalojë kjo gjë te gjyqet.” – thotë Tortevski.

Ish-prokurori i përgjithshëm, Stefan Pavlevski, thotë se zgjedhja e atyre lëndëve ishte totalisht e pritur.

“Zgjedhja është, para së gjithash, e arsyetuar por edhe e pritur, sepse bëhet fjalë për lëndë që kanë lidhje me keqpërdorime dhe shkelje të të drejtave të njeriut.” –thotë Pavlevski.

Tre nga lëndët e kërkuara janë “më atraktive” për opinionin.

E para është padia nga ana e LSDM-së kundër ish drejtorit të Zyrës për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, dhe bashkëpunëtores së tij e cila tani është gjykatëse në Gjykatën e lartë, Svetllana Kostova dhe ndaj izraelitit Haim Hakijni, për përfitime gjatë marrjes së armëve izraelite për forcat specile.

Lënda e dytë është akuza ndaj krieministrit Nikolla Gruevski, ish ministres se Punëve të Brendshme , Gordana Jankullovska dhe ministrit të transportit, Mila Janakievski si dhe ndaj personave të panjohur të punësuar në MPB për falsifikimin dokumentesh dhe dëmtim të të drejtës ë votës.

Janeva ka kërkuar edhe lëndën “Puç” në të cilën, i dyshuar është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, për dhunë ndaj funksionarëve shtetëror. Në këtë rast, të akuzuar janë edhe agjenti Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij Sonja, funksionari politik Gjorgji Lazarevski, si dhe i punësuari në Komunën e Strumicës, Branko Palifrov. Agjenti Zvonko Kostovski është dënuar më tre vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button