Ndërtohet “Fshati maqedonas” në Vodno

Fshati maqedonas, i cili është duke u ndërtuar në afërsi të manastirit “Shën Pantelejmoni” në Vodno, do të përfundojë në janar të vitit të ardhshëm.

Konkursi për caktimin e koncesionerit që do ta menaxhojë këtë kompleks, do të shpallet nga Ministria e Ekonomisë, në mes të muajit të ardhshëm.

Për gjetjen e koncesionerit më cilësor, Qeveria zhvilloi sot, së bashku me odat ekonomike dhe turistike, një debat publik.

Fshati maqedonas përmbahet nga 12 shtëpi që paraqesin autenticitetin e çdo rajoni të vendit.

Aty ka shtëpi nga viset e Berovës, Tetovës, Strugës, Gostivarit, Prilepit, Manastirit dhe viseve të tjera të vendit. Fshati është 12 mijë metra katrorë. Investimi i përgjithshëm është 296 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button