Një informatë e gabuar – i gjithë teksti i gabuar
[Recension: Ish-agjenti ushtarak Sofeski ka vdekur nga infarkti]
Ky artikull e njofton publikun se ish-agjenti ushtarak, Goran Sofeski, ka vdekur nga vdekja natyrore, mirëpo, në të njëjtën kohë jep edhe një informatë të gabuar: se në trupin e agjentit do të bëhet obduksion. Dhe pikërisht me plasimin e kësaj dezinformate është prishur i gjithë teksti.
Linku deri te artikulli origjinal: Ish-agjenti ushtarak Sofeski ka vdekur nga infarkti
Data dhe koha e publikimit: 23.11.2015, 16:16
Data e recensionit: 24.11.2015
Recensuese: Оlivera Vojnovska
INFORMATË JO E SAKTË
Materiali që e recensojmë informon për shkaqet e vdekjes së ish-shefit të kundërzbulimit ushtarak, i cili më 23.11.2015 ishte gjetur në mal, në afërsi të fshatit Rashtani në Kërçovë, pasi më 22.11.2015 kushëriri i tij e ka lajmëruar policinë se ai nuk është kthyer nga gjuetia.
Lajmi u referohet informatave nga policia dhe nga Prokuroria publike, me ç’rast thuhet se:
Personat zyrtarë nga MPB-ja, ekipet mjekësore dhe prokurori publik bënë hetim në vendin e ngjarjes. Me këtë rast është konstatuar se në trupin e të vdekurit nuk ka gjurmë të dhunës ose të lëndimeve. Ekipi mjekësor konstatoi se personi në fjalë ka vdekur nga vdekja natyrore – infarkti.
Edhe në këtë pjesë teksti është korrekt. Problemi qëndron në atë që thuhet më pas:
Trupi është dhënë për obduksion me qëllim që të vërtetohen shkaqet e sakta për vdekjen e ish-agjentit.
Që është e pasaktë.
Në fakt, pothuajse tre orë para plasimit të këtij artikulli, u publikua lajmi se nuk do të bëhet obduksion. Zëdhënësi i SPB-së në Ohrë për televizionin Telma deklaroi se:
… prokuroria publike pas mendimit inicial që të kërkojë obduksion, ka vendosur që të mos kërkojë procedurë të tillë, për shkak se ka qenë e qartë se bëhet fjalë për vdekje natyrore pa shenja të dhunës.
Në artikullin që e kemi para nesh, nuk është verifikuar se a ka dhënë prokurori publik urdhër për obduksion të truptiot të agjentit të vdekur. Që paraqet lëshim, aq më tepër pasi bëhet fjalë për rast që shkaktoi vëmendje të madhe në publik.