Erdogan: Shpifje, Turqia nuk blen naftë nga ISIS

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Rusia në drejtim të shtetit të tij. Sipas Erdogan, shteti rus shpif kur thotë se Turqia blen naftë nga ISIS.

Gjatë fjalës së mbajtur në Ankara ai u shpreh: “Turp! Ata që pretendojnë se ne blejmë naftë nga ISIS duhet të vërtetojnë, në të kundërt nuk janë gjë tjetër veçse shpifës”.

Ai ka akuzuar se ISIS, naftën që nxjerr ia shet Bashar Al-Assad. “Nëse ka një pikë ku duhet të kërkohet për armët dhe fuqinë e financimeve të ISIS-it, duhet të jetë regjimi i Assadit”, ka thënë ai.

Ushtria turke qëlloi mbi avionin rus ditën e martë, duke sjellë një krisje të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button