Blushi: Banditët i ftuam ne në Politikë, për të mundur “bandën” në qeverisje

Arsyeja se përse në parlament ka persona të inkriminuar është sepse Partitë Politike shqiptare nuk kanë qenë kurrë demokratike, por përkundrazi furnizueset kryesore të kriminelëve.

Ky është arsyetimi i deputetit socialist Ben Blushi, i cili gjatë fjalës së tij në seancën plenare, duke marrë shembullin e PS, tha se prej rreth 4 vitesh në këtë parti nuk ka më zgjedhje, por emërime dhe vendime arbitrare. Blushi e ilustroi idenë e tij përmes një shembulli.

“Është njëlloj sikur të prezumosh se një lumë që furnizohet nga përrenj të pisët, të jetë i pastër… Partitë tona janë burimet e këtij parlamenti… janë këto parti që furnizojnë me kriminelë parlamentin sot”- tha Blushi.

Deputeti socialist shkoi një hap më tej kur deklaroi se për shumë kohë, Partitë Politike e kanë bazuar aksionin e tyre politik në mendimin se, duke u lidhur me bandat, do të bëjnë të mundur rrëzimin nga pushteti të “bandës rivale” të partisë në pushtet.

“Ne i ftuam në parti sepse donim që të mundnim banditët që ishin në pushtet..të thuash që u bëra me banditët për të rrëzuar banditët në qeveri…kjo do të thotë që të bëhesh si pala që ke rrëzuar.”- tha Blushi.

Duke ju referuar modelit që ka krijuar kasta politike në sytë e shoqërisë shqiptare, Ben Blushi tha se ajo se çfarë i mëson politika të riut shqiptar është që të lërë shkollën sepse nuk do të gjejë punë. Në të kundërt, shton Blushi, modeli që në transmetojmë është: që të kesh suksesh duhet të vjedhësh, të vrasësh e të shesësh drogë.

“Cfarë i themi ne sot të rinjve të Shqipërisë? Ne i themi mos përdorni mendjen por përdorni muskujt.. i themi mos mësoni, mos shkoni në shkollë sepse është e kotë, por vrisni, vidhni, shisni dhe përdorni drogë sepse kjo është mënyra më e shpejtë për të marrë një post publik e për të ardhur në parlament” deklaroi Blushi.

Blushi bëri një krahasim mes asaj se çfarë duhej të kishte në parlament dhe asaj se çfarë ka, kur tha se në këtë kuvend ka më shumë armë sesa libra apo më shumë ndërtues pallatesh pa leje sesa inxhinierë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button